51N4E

SHESHI SKĖNDERBEJ
KONCEPTI I PROJEKTIMIT
 
PROPOZIM PĖR GJALLĖRIMIN E SHESHIT 'SKĖNDERBEJ'


Rigjallėrimi i sheshit ėshtė diēka qė ka tė bėjė me monumentalen dhe tė pėrditshmen. Njė shesh qė ka tė bėjė vetėm me pėrfaqėsimin e ideologjive monumentale ėshtė diēka e sė kaluarės, tė cilės nuk kemi mall ti japim jetė. Nga ana tjetėr, jemi tė bindur qė njė shesh qė ka tė bėjė vetėm me jetėn e pėrditshme, nuk i jep dot njė perspektivė largpamėse zhvillimit tė Tiranės dhe qytetarėve tė saj.

Ēėshtja nuk qėndron nė zgjedhjen midis njėrės apo tjetrės. Ēėshtja ėshtė se si qė tė dyja ato mund tė bėhen bashkė. Ky propozim krijon njė pikėnisje tė re, duke ripėrcaktuar marrėdhėnien midis ngurtėsisė sė mjedisit tė ndėrtuar dhe brishtėsisė tė jetės sė pėrditshme.
 


Tirana
Ėshtė shumė e rėndėsishme tė realizohet qė - tek e fundit - ky projekt nuk ėshtė pėr sheshin, ai ėshtė pėr Tiranėn. Tirana ėshtė njė qytet qė ka ndryshuar nė mėnyre tė jashtėzakonshme vitet e fundit dhe nė disa vende nuk njihet mė. Qyteti ėshtė shtyrė deri nė limitet e tij, jo vetėm nė madhėsi por edhe nė kuptimin se sa mban struktura e tij. Qyteti ėshtė i mbingarkuar, ėshtė i shfrytėzuar, ėshtė i konsumuar.

Si mund te ndjehesh kur jeton nė njė qytet si ky? Ēdo tė thotė nė Tiranė tė jesh njė qytetar i saj? Ē’rol mund tė luajė sheshi pėr tė gjetur pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve?
Nė tė kaluarėn e afėrme, sheshi ishte hapėsira qė pėrfaqėsonte vetėm njė person, Enver Hoxhėn. Ai simbolizonte jetėn qė tė gjithė shqiptarėt jetonin. Sheshi i asaj kohe nuk kishte kufij realė: nė kuptimin e vėrtete tė fjalės ai ishte qendra sepse atje tė ēonin tė gjitha rrugėt e Tiranės, me statujėn e tij qė mund tė shihej nga kudo.
 


Sot nė Tiranė qytetarėt nuk kanė mė vetėm njė pike reference pėr t’u krahasuar. Nė njė farė mėnyre, mund tė imagjinojmė qė ėshtė bėre mė e vėshtire tė gjesh se kush je, ēfarė pėrfaqėson. Tė qėnurit qytetar i Tiranės ėshtė bėrė njė pyetje e ditės: si tė shohėsh njė tė ardhme, si tė gjesh rrugėn tėnde, si tė vendosesh se s’vlerėson mė shumė nė jetė? Shkurt: Ē’tė lidh apo si referohesh me tė tjerėt?

Je est un Autre
Nė vėshtrimin tonė, sheshi i Tiranės duhet tė jetė vendi qė e ofron ketė mundėsi: njė vend qė secili ėshtė i lirė ta pėrdorė, qė lejon njerėzit tė lidhen me njėri tjetrin. Nuk duhet tė jetė vendi ku konsumohet por vendi ku njerėzit vijnė sė bashku, gjithmonė nė prani tė tė tjerėve rreth e rrotull, ku diskutojnė dhe krahasojnė interesat e dyshimet e tyre. Nėse vėrtet duam qė kjo tė ndodhė, duhet tė mendojmė se ēfarė mund ta bėjė sheshin tė ndryshėm nga qyteti qė e rrethon, nė formė e nė pėrmbajtje.

Atje ku ndalon qyteti
Duke patur parasysh karakterin kaotik dhe informal tė qytetit, njė gjest i thjeshtė e i qartė do tė ketė njė impakt tė fuqishėm. Qyteti, nuk pėrcaktohet nga periferia e shkėrmoqur, por nga thelbi i tij. Ne e shohim sheshin si njė hapėsire e formuar nga vete qyteti qė e rrethon, i cili jepet atje dhe mban frymėn pėr njė moment. Sheshi, si njė hapėsire ku vrulli dhe kaosi ndalet qė tė lejojė tė ndodhė diēka, ēfarėdo qoftė ajo.
 
Krijimi i njė hapėsire tė qartė e tė thjeshtė do tė sjellė nė plan tė parė cilėsi imateriale si drita dhe hija, tingujt, njė fllad ere… Ajo i shtyn qytetarėt tė rifokusohen, tė realizojnė qė janė nė mes tė qytetit por njėkohėsisht nė njė tjetėr vend.
 
Qendra ėshtė theksuar si njė shmangie nga kaosi i qytetit duke krijuar hapėsire fizike dhe mendore pėr qytetaret e saj. Sheshi do t’u mundėsoje banorėve tė largohen nga qyteti duke shkuar nė zėmėr tė tij, ku ju ofrohet njė hapėsire nga ku shohin qytetin dhe si rrjedhoje lejohen tė jetojnė nė tė.

Atje ku historia vazhdon
Sado i dhunshėm ishte regjimi komunist, ai paska qenė ēuditėrisht tolerant pėrsa i pėrket sheshit. Duke hedhur vėshtrimin rrotull, nuk shohim vetėm Operan, Hotel Tiranėn dhe Muzeun Kombėtar. Shohim gjithashtu Bankėn Kombėtare dhe Ministritė, tė gjitha ndėrtesa fashiste. Ndodhen gjithashtu xhamia dhe ora e qytetit. Ėshtė po ashtu kopshti i fundosur pas statujės sė Skėnderbeut, njė kopėsht qė nė tė gjitha aspektet ndihet ndryshe nga parada e mbidukur e asaj ēka mbetet nė shesh.
 
Deri mė sot, tė gjitha ndėrtesat qė shohin sheshin janė tė interesit publik. Janė aty, me gjithė historitė e tyre tė ndryshme, dhe kjo ėshtė njė diēka impresionuese. Nėse Tirana u bė njė qytet jo besimtarėsh, sheshi sot tregon gjithēka ata besuan gjatė 100 vjetėve tė fundit. Kjo ėshtė njė cilėsi jetike pėr sheshin: si njė pantheon nė pėrmasa urbane. Qendra ėshtė shumė gjėra tė ndryshme njėherėsh.
 
Sfida ėshtė se si ti vlerėsosh kėto dhe si tu japėsh njė tė ardhme tė re. Nė propozimin tonė ne e mbėshtesim kėtė prezencė simultane dhe e pėrpunojmė mė tej. Asnjė monument apo identitet nuk mėvehtėsohet: por tė gjithė nėnvizohen rreth e rrotull hapjes sė sheshit, duke pėrfaqėsuar njė tė kaluar tė pėrbashkėt mbi tė cilėn mund tė ndėrtohet.
 
Ri-propozim
Sjellja e sheshit nė pėrmasa njerėzore nuk duhet keqkuptuar. Mbushja e sheshit me ndėrtesa qė pėrmbajnė bare dhe restorante nė njė pėrpjekje pėr ta sjelle nė shkallėn njerėzore, do tė ishte pėrgjigja e gabuar pėr pyetjen e drejtė. Pothuajse ēdo gjė nė Tiranė ėshtė konsum: tė konsumosh edhe sheshin do tė ish njė dėshtim politik. Tė mbash publike hapėsirėn publike, kjo ėshtė ēėshtje kyēe.
 
Sot, problemi i sheshit nuk ėshtė pėrmasa e tij por mungesa e pėrcaktimit tė tij. Thėnė shkurt, ai nuk ėshtė njė shesh, por njė nyje e stėrmadhe rrugėsh pa fillim e pa fund. Ēdo ndėrtesė kėrkon lidhjet dhe hapėsirėn e saj por, tė gjitha ato nuk bėhen dot bashkė. Ēka i mungon nė tė vėrtete "Sheshit Skėnderbej" ėshtė fokusi: koha ka ardhur qė mė sė fundi ai tė bėhet shesh.
 
Masterplani propozon ta shkėpusė trafikun nga sheshi dhe tė krijoje njė shesh kėmbėsoresh me konstruksione tė reja. Ne rikonsiderojmė atė qė ekziston por duke ja ndryshuar plotėsisht konceptin. E vėmė fort nė dyshim idenė qė sheshi i ri duhet tė pėrfshije disa nga ndėrtesat ekzistuese - si xhamia - dhe tė pėrjashtojė tė tjerat - si muzeu kombėtar - sado jo tėrheqės qoftė ky. Ne e rivizatojmė sheshin pėr tė mundėsuar qė tė gjitha ndėrtesat tė adresohen dhe futen nė dialog.
 
Megjithatė, mė shumė se njė formė, propozimi ynė sugjeron njė shesh qė del nė pah nėpėrmjet brezit tė tij, rrethinave tė atij vetė. Ky brez pėrbėhet nga gjelbėrimi, hijet dhe ndėrtesat, ekzistueset apo ato qė do tė ndėrtohen. Biodiversiteti i gjelbėrimit do tė jetė po aq i pasur sa edhe koleksioni i ndėrtesave: njė panteon bimėsie.
 
Brezi funksionon si njė paradhomė pėr nė sheshin kryesor: duke negociuar midis dendėsisė sė qytetit dhe hapjes sė sheshit, ai ofron njė varietet kalimesh pėr tė hyrė nė tė. Sheshi do tė jetė i mbrojtur dhe i padukshėm deri nė momentin qė hedh hapin brenda tij-njė shmangie nga kaosi i qytetit, si njė hapėsire mendore dhe fizike pėr qytetarėt e tij.
 
Brezi ėshtė njėherėsh njė tėrheqje nė vetvete. Ai pėrmban kopshte, mjedise tė hapura pėr aktivitete, bare dhe kafe. Skajet e sheshit do tė jenė njė unaze hapėsirash dhe atmosferash tė ndryshme. Kjo unazė do tė jetė njė pjesė natyrale e bulevardit qendror tė Tiranės ku njerėzit janė mėsuar tė ecin poshtė e lart nė mbarim tė ditės sė tyre.
 
Masa kritike
Brezi do tė strehojė kryesisht programe publike, disa ekzistuese, tė tjera tė alternuara, e disa tė tjera tė reja:

  1. Ndėrtesa e Operės do tė plotėsohet me njė hyrje nė pėrmasa tė mėdha duke mbuluar oborret e jashtme ekzistuese, pėr tė shėrbyer pėr kongrese dhe ngjarje te rėndėsishme.
  2. Xhamia kornizohet nga njė dysheme e re, pak mė e ngritur pėr ti dhėnė asaj vetė mė shumė hapėsire dhe pėr ta bėrė tė duket sikur ėshtė ulur mbi njė qilim madhėshtor.
  3. Ndėrtesat e Ministrive janė trajtuar nė njė linjė me kopshtin e fundosur, duke shtuar pemė tė mbjella qė mbulojnė gjithė hapėsirėn e kopshtit dhe tė rrugės. Kėshtu, kompleksi njėsohet nė njė identitet tė vetėm duke u theksuar.
  4. Teatri i Kukullave e gjen veten nė shesh dhe lidhet me njė hapėsire tė re tė ndėrtuar pėrpara tij duke ripėrdorur pemėt ekzistuese.
  5. Banka Kombėtare, merr se fundi vėmendjen qė meriton, duke shmangur ēdo ndėrhyrje vetėm duke ndryshuar platformėn pėrpara saj.
  6. Qendra Tregtare ngjitur me bankėn ėshtė ripropozuar. Ndėrtesa ėshtė e ngritur nga toka pėr tė lejuar njė hapėsire e cila krijon njė hyrje tė madhe nė shesh, duke kornizuar njėherėsh kolonadėn e ndėrtesės se Operės. Funksionet tregtare plotėsohen nga njė hapėsire ekspozitash pėr ngjarje kulturore. Hapėsira kulturore do tė menaxhohet nga qyteti dhe mund tė bėhet partner konkurrent i Galerisė Kombėtare tė Arteve. Edhe pse teknikisht i pėrjashtuar nga konkurrimi, ripropozimi i kėtij projekti ėshtė pjesė integrale e zhvillimit tė ri tė sheshit.
  7. Lidhja e Muzeut Kombėtar me vendin ku qėndron ėshtė ndryshuar duke riorganizuar shkallėt kryesore. Fasada e tij njė-dimensionale do tė ndryshohet nė njė tipografi multidireksionale.
  8. Kulla Qytetare (the Civic Tower) ėshtė rivendosja e shėrbimeve publike tė qytetit nė njė kullė tė vogėl. Nė tė ardhmen qytetaret e Tiranės do ta mbajnė mend kėtė ndėrtese si vendin me tė cilin lidhen ngjarje tė rėndėsishme tė jetės sė tyre, regjistrimi i lindjes ose i martesės… Ndėrtesa jo vetėm do tė pėrmbajė kėto shėrbime por do tė ketė edhe ballkone publike qė shohin sheshin dhe qendrėn e qytetit.
Refleksione shoqėruese
Ambicia bazė e sheshit ėshtė t’u mundėsoje banorėve tė Tiranės tė shkėputen nga qyteti i tyre duke qenė nė zemrėn e tij, e cila ju ofron njė hapėsire ku pėrsėri mund tė kthejnė kokėn mbrapa, tek qyteti. Gjesti i parė nė projektin e vetė sheshit ėshtė drejt pėr sė drejti i lidhur me ketė ambicie. Sheshi ngjitet butėsisht nė qendėr (pjerrėsi 3 %), duke arritur ne lartėsinė 2.3 m mbi lartėsinė e skajeve. Ky manipulim e shtyn njeriun tė lėvizė: sheshi nuk mund te shihet nga njė pozicion i vetėm.
 
Arrin ne mes, hedh vėshtrimin nga Opera dhe Muzeu Kombėtar, duke ndryshuar lehtėsisht impaktin e kėtyre ndėrtesave. Nga kjo pikė, prania e ndėrtesave tė vijės sė parė, zotėrohet nga rreshtat e kullave dhe silueta e Malit tė Dajtit, tė dyja sė bashku bėjnė njė mbyllje dramatike, qė kontraston hapjen e sheshit.
 
Ky manipulim i parė formal-piramida e butėnxjerr nė pah shkallėn e madhe, njė makrolėvizje. Njė seri e dytė e gjesteve formale krijon shkallė dhe lėvizje tė llojeve fare tė ndryshme, tė lidhura me mikro-shkallėn e pėrdorimit tė pėrditshėm.
 
Duke pėrkthyer tė gjitha llojet e lidhjeve dhe marrėdhėnieve, njė sėrė linjash dhe palosjesh krijojnė kavitete dhe incidente te vogla. E padallueshme nga larg, kjo topografi vetėm sa e rivlerėson veten kur hyn ne shesh, duke e bėrė atė njė eksperience tė druajtur tre-dimensionale.
 
Kėto incidente - ngritje dhe ulje - fillojnė tė jetojnė kur sheshi “ndizet”. I pajisur me njė seri tiparesh ujore, sheshi mund tė mbushet ose tė thahet. Ky mekanizėm krijon njė konstelacion gjithmonė nė ndryshim gropash, pellgjesh dhe njollash reflektuese.
 
Pamja e sheshit lidhet me rrethanat dhe ngjarjet, me motin apo stinėt… Sheshi mund ta ndryshoje fytyrėn e tij totalisht: nga monumentale, boshllėk zyrtar, nė konfuzionin e njė bregu artificial. Prezenca e ujit pėrkohėsisht mund tė aktivizoje njėrin nga skajet ose mund tė fokusohet nė vetė sheshin. Parė nga skajet, pjesė tė sheshit papritur mund tė mbushen me fragmente refleksesh tė ndėrtesės dhe qiellit.
 
Ndryshime
Sheshi nuk bėhet "mė i njerėzishėm" duke reduktuar shkallėn e tij: ai bėhet tėrheqės nga ēfarė ofron, njėherėsh brenda e jashtė tij. Ditėn, brezi i tij do tė ofrojė komfort, hije dhe mbrojtje. Sheshi vetė do tė jetė disi sfidant, duke ofruar njė eksperiencė provokuese. Sheshi do tė mbushet nga skajet por asnjėherė pa tension. I parė nga hija, qendra pėrherė do tė ndjehet si tepėr e ndriēuar. Ndėrsa lenė zonėn e hijes dhe hyjnė nė shesh, gjithkush do tė ndjejė njė ndryshim tė menjėhershėm tė diafragmės nė sytė e tij. Duke e pėrshkuar atė, disa njolla gjithmonė do tė duken tė lagura duke i detyruar njerėzit tė ndryshojnė shtegun qė po ndėrmerrnin.
 
Natėn, sheshi do te jete e kundėrta e tij: i ndriēuar fort pėrreth brezit, duke krijuar njė zonė muzgu nė qendėr. Tė qenurit nė qendėr tė qytetit do tė jetė njė moment qė do tė jetė vėshtirė tė harrohet.
 
Pse njė shesh qė fsheh dhe ndrydh ēdo gjė qė nuk na pėlqen? E pse te shuajme me njė autoritet made-in-2008 refleksionet, dėshirat, besimet dhe ideologjitė qė dekada tė historisė sė qytetit dhe tė brezave tė qytetarėve tė Tiranės kanė sjellė sė bashku rreth kėsaj qendre?
 
Ne mund tė mos bien dakord me disa nga vendimet qė i kanė dhėnė formėn kėtij sheshi, sikurse nuk biem dakord me shumė vendime qė janė marrė nė kėtė shesh. Por qendrėn tonė ne duhet ta vlerėsojmė edhe pėr sa e ndryshme ajo ėshtė nga qendra ne te tjera vende qė nuk janė formuar nga e njėjta e kaluar.
 
Kėrkojmė njė qendėr qė do tė dijė tė lejojė tė gjithė pjesėzat e historisė dhe ndėrtesave tė dalin nė pah. Njė qendėr e cila nuk do t’i dėnoje pėrsėri ndėrtesat, ashtu si ideologjia e sė kaluarės dėnoi kishat e xhamitė, apo nevojat e sotme fshinė shtėpi elegante pėr tė ngritur pallate pa formė. Nėse ne do tė ngrehim ca ndėrtesa vetėm pėr tė fshehur ca tė tjera brezat qė vijnė do t’i dėnojnė pėrsėri ndėrtimet tona.
 
Pėr tė ndryshuar sheshin, ne kemi nevojė tė ndryshojmė mėnyrėn se si ndryshojmė vetė. Ky konkurim nuk ėshtė pėr sheshi, ėshtė pėr qytetin. Ai do tė tregojė nėse ne ishim tė zotė qė mė 2008-ėn, tė ndalnim tendencėn e nxitjes konsumiste. E gjithė Tirana tashme ėshtė konsum: tė konsumonim edhe sheshin do tė ishte njė dėshtim politik i gjithė shoqėrisė. Kemi nevojė t’i japim vetes njė trashėgimi tė re: tė drejtėn pėr njė shesh ku programet dhe ndėrtesat publike janė nė vijėn e parė tė ngasjes.

 
51N4E / Anri Sala

 

© Copyright 2007 - ARKLine. ® All Rights Reserved.